Përmbylli punimet ANV-ja e Arkitekturës, certifikohen pjesëmarrësit
23/07/2018Pas aktiviteteve të shumta intensive me punë praktike dhe ligjërata nga ekspertë të njohur vendorë e ndërkombëtarë, ka përmbyllur punimet Akademia Ndërkombëtare e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT.
Në kuadër të ANV-së së Arkitekturës janë projektuar ide të shumta të pjesëmarrësve, ku paraprakisht me anë të ligjëratave teorike ata janë njoftuar me procesin e projektimit, konceptin dhe teknikat e modelimit etj.
Njohuritë e fituara studentët patën mundësinë që ti praktikojnë në mënyrë grupore, teksa punimet finale si detyrë e moduleve janë prezantuar në ditën e fundit të Akademisë së Arkitekturës.
Interesimi për të marrë pjesë në këtë Akademi ka qenë jashtëzakonisht i madh, derisa pjesë e kësaj shkolle ishin studentë vendorë dhe të huaj.
Pas përfundimit të punimeve të kësaj shkolle, pjesëmarrësit janë certifikuar si rezultat i vijimit të suksesshëm të akademisë.