Përmbyll suksesshëm punimet Konferenca e Dytë Globale e Tolerancës Ndërkulturore

11/05/2023

Si një platformë për studiuesit, pedagogët dhe të gjithë praktikuesit e tjerë për të nxjerrë në pah kërkimet, mendimet dhe përvojat e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në vlerat dhe normat kulturore, Konferenca e Dytë Globale e Tolerancës Ndërkulturore e cila u zhvillua në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, nën organizimin e UBT-së dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancë, ka përmbyllur suksesshëm punimet.

Studiues, pedagogë, diplomatë nga vende të ndryshme të botës, si dhe përfaqësues të Fondacionit Ndërkombëtar për Tolerancë u mblodhën për dy ditë rresht në UBT për të trajtuar tema dhe punime të ndryshme shkencore që ndërlidhin tolerancën ndërkulturore.

Sesioni i tretë i kësaj konference u zhvillua me prezantimin e hulumtimeve dhe punimeve të shumta shkencore. Punimet të cilat u trajtuan në sesionin e tretë ishin:

“Roli i institucioneve arsimore në promovimin e vlerave të tolerancës dhe bashkëjetesës në komunitet”, Dr. Mahdi Al Sehlawi, “Toleranca e pikës qendrore dhe rrezja e rrethit në marrëdhëniet njerëzore”, Mr.  Fakhry Al Temimi, “Mësimdhënia e Tolerancës përmes Arteve”, Ms. Farah Al Bastaki, “Roli i ciceronit në krijimin e tolerancës”, Mr. Hasan Al Harbi dhe “Pikat fillestare kulturore për konsolidimin e tolerancës fetare në epokën e parë abaside”, Ms. Menshi Abrar.

Sesioni i katërt i kësaj konference përfshiu këto punime:

“Roli i Edukimit të Tolerancës në Kosovë”, Dr. Hajdi Xhixha dhe Ms. Samire Sadiku, “Diversiteti fetar dhe ndikimi i religjionit te shqiptarët gjatë etapave të ndryshme të historisë”, Dr. Sc. Veton Zejnullahi & Dr. Sc. Denis Çelçima dhe “Ndikimi i fuqizimit të lidershipit në krijimin e punës në vendin e punës”, Dr. Sc. Valdrin Krasniqi.

Punimet të cilat u trajtuan në sesionin e pestë ishin:

“Ndikimi i diversitetit kulturor në shëndetin mendor”, Ms. Anita Sadikaj, “Kultura dhe Teknologjia”, Ms. Belkize Ahmeti dhe “Toleranca me të pafavorizuarit”, Ms. Vjoleta Sako.