Përfundon takimi i parë i projektit “Zhvillimi dhe implementimi i programit të PhD-së në TIK për sistemin arsimor të Kosovës”

03/12/2019

Në UBT përfundoi punëtoria e parë në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe implementimi i programit të PhD-së në TIK për sistemin arsimor të Kosovës”, i financuar nga programi Erasmus+.

 

Kjo punëtori ka përfshirë një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse, në të cilin u angazhuan zyrtarë qeveritarë, udhëheqës institucionesh të arsimit të lartë, përfaqësues nga industria, etj., të cilët dhanë kontributin e tyre për të adresuar e programit arsimor të ciklit të tretë në TIK nga niveli i infrastrukturës, niveli i kapaciteteve kërkimore dhe niveli i ndërveprimit me industrinë.

 

Periudha 36-muajore e këtij projekti do t’i kontribuojë në dimensione të ndryshme sistemit arsimor të Kosovës, veçanërisht në fushën e TIK-ut.

 

Partnerë implemetues në këtë projekt janë: Linneaus University – Suedi, si institucion koordinues i projektit,  NTNU University – Norvegji, SEERC – Greqi, UBT – Kosovë, Universiteti i Prishtinës – Kosovë, Universiteti i Prizrenit – Kosovë, Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë. Po ashtu, si partnerë të asociuar do të jenë të përfshirë edhe Agjencia e Kosovës për Akreditim, Kosbit Industry dhe BPB Bank.