Përfundon punimet Akademia Verore e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT

25/07/2023

Studentët dhe pjesëmarrësit e Akademisë Verore të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, zhvilluan një vizitë studimore në njërën nga objektet më me rëndësi në Kosovë, në Prishtina City Center.

Përfaqësuesit e Kompanisë KNAUF nën udhëheqje të Inxh. Durim Sadrija vizituan katet në të cilat po realizohen ndarjet me elementet e me cilësinë më të lartë KNAUF, të cilat prodhojnë panele hidroizulese, termoizoluese dhe zeizoluese.

Në emër të Kompanisë ALBA Construction pjesëmarrësit u pritën edhe nga përfaqësuesit e kompanisë, ku u theksua edhe rëndësia e lartë e sigurisë në punë. Me këtë rast kompania KNAUF furnizoi tërë grupin e pjesëmarrësve të Akademisë me pajisje, si: helmeta dhe jelekë të sigurisë, që do të përdoren edhe në vizitat tjera që do të realizojnë studentët e Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT.

Në përfundim të vizitës u panë edhe punimet në pilotat që po realizohen rreth rrugës dhe rreth objektit ku studentët mund të shikonin edhe betonimin e politova në kohë të pafavorshme.