Përfundon punimet Akademia Verore për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime në UBT
17/07/2023Ka përmbyllur suksesshëm punimet Akademia Verore për Ekonomi, Financa, Banka dhe Sigurime e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, në kuadër të Global UBT Fest 2023.
Kjo akademi solli për pjesëmarrësit ligjërues me një përvoje të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë dhe financave, të dëshmuar në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Para pjesëmarrësve në pjesën e parë ligjëroi ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Prof. Safet Gërxhaliu, i cili theksoi rëndësinë dhe ndikimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në krijimin e inovacioneve dhe rritjes ekonomike tek vendet Evropiane në Tranzicion, e në fokus të veçantë Kosovën.
Ndërsa, tek pjesa e dytë, Prof. Mustafe Hasani, sqaroi më tepër rreth ambientit biznesor dhe investimeve të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor, si një instrument i rëndësishëm i rritjes dhe stabilitetit ekonomik.