Përfundon punimet Akademia Verore e Shkencave Mjekësore në UBT

17/07/2023

Në kuadër të ditëve të Akademisë Verore të Shkencave Mjekësore në UBT janë organizuar disa diskutime të hapura me profesionistë shëndetësor rreth tematikave të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimet e përgjithshme në mjekësi.

Akademia kishte për qëllim informimin më të saktë të pjesëmarrësve rreth kontributit të profesionistëve shëndetësore dhe rreziqet potenciale në vendet e tyre të punës.

Tematikat të cilat janë debatuar janë:

  • “Roli profesionistit shëndetësor gjatë punës me burime radioaktive në Mjekësinë Nukleare – Sfidat dhe rreziqet”;
  • “Radoni ilaç apo helm”;
  • “Teknologjitë e reja në diagnostikën dhe trajtimin e kancerit: Një vështrim mbi inteligjencën artificiale, mjekësinë personalizuar dhe teknologjinë e imazhit”;
  • “Ndikimi celularit dhe valëve magnetike ne shëndetin e njeriut”;
  • “Shëndeti mendor dhe rëndësia e tij në mjekësi: Zgjatja e jetës dhe kualiteti i saj nëpërmjet mbështetjes së shëndetit mendor”;
  • “Përdorimi i izotopeve radioaktive në shërimin e sëmundjeve malinje”;
  • “Mbrojtja nga rrezatimi në Mjekësinë Nukleare”;
  • “Terapia gjenetike në mjekësinë e personalizuar: Zgjatja e jetës dhe lufta kundër sëmundjeve të trashëguara”;
  • “Ndikimi i përdorimit të inteligjencës artificiale në mjekësi në sfidat e punonjësve shëndetësorë në të ardhmen: Perspektiva globale”.