Përfundoi punimet Akademia Verore e Medias dhe Komunikimit
23/07/2024Suksesshëm ka përfunduar të gjitha aktivitetet Akademie Verore e Medias dhe Komunikimit në kuadër të edicionit të sivjetmë të Global UBT Fest. Kjo ngjarje ofroi një mundësi të shkëlqyer për studentët dhe pjesëmarrësit që të prezantojnë punën e tyre dhe të ndajnë përvojat e fituara gjatë verës.
Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Medias dhe Komunikimit, të udhëhequr nga profesoresha Eglantina Bilalli, prezantuan revistat e tyre të krijuara në kuadër të lëndës Gjuhë Angleze Profesionale.
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Shqipëri, Armela Krasniqi mbajti një prezantim mbi edukimin medial në rajon, duke ndarë praktika të mira dhe përvoja nga vende të ndryshme.
Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime mbi temat e prezantuara, duke shkëmbyer ide dhe përvoja.
Për pjesëmarrësit gjithashtu u bë shfaqja e filmit të shkurtër ”Sparks of Light” dhe u hap diskutim me regjisorin Burim Haliti dhe protagonistin Fahri Krasniqi. Gjithashtu, u mbajt një diskutim i hapur edhe me Egzon Vatovcin.
Kjo Akademi jo vetëm që kontribuoi në zhvillimin e aftësive dhe njohurive të studentëve, por gjithashtu ofroi një platformë për prezantimin e punimeve dhe marrjen e feedback-ut nga profesionistët e fushës.