Përfaqësuesit në UBT, presin në takim pune zyrtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës

23/01/2019

Përfaqësuesit në UBT, Nehat Dobratiqi dhe Bejtush Ademi, kanë pritur në takim pune përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Diamant Elshani dhe Qendresa Ibrahimi.

 

Gjatë këtij takimi kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në kuadër të projektit Erasmus + mes OAK-së dhe UBT-së,  njëherësh u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes të dy palëve në projekte të përbashkëta apo në realizimin e praktikave të ndryshme të studentëve tek bizneset.

 

Po ashtu, u tha se kjo mënyrë vlerësohet të jetë e duhura sepse përveç aspektit teorik do të inkorporohet edhe të mësuarit praktik, duke pasur mundësi që të jenë më të përgatitur për tregun e punës.

 

Palët u pajtuan që në të ardhmen e afërt që të fillojë ky bashkëpunim me anë të nënshkrimit e një memorandumi të mirëkuptimit.