Përfaqësuesit në UBT, marrin pjesë në takimin e thirrur nga ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri

05/12/2018

Drejtori për Çështje Akademike në UBT, Muhamet Ahmeti dhe dekanja e Fakutetit Juridik, Jorida Xhafa, kanë marrë pjesë në takimin e thirrur nga ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri, ku morën pjesë edhe përfaqësues të universiteteve publike dhe private të cilat në programet e tyre kanë Fakultetin Juridik.

 

Gjatë këtij takimi është diskutuar ngritja e cilësisë në studime, harmonizimi dhe reformimi i kurrikulave me nevojat e tregut të punës.

 

Tutje, u tha se është e rëndësishme bashkëpunimi në këtë aspekt mes Ministrisë së Drejtësisë dhe universiteteve sepse konsiderohet që institucionet e arsimit do të kontribuojnë në nxjerrjen e kuadrove profesionale, kuadro që do të ndihmojnë sistemin e drejtësisë që të jetë profesional dhe funksional.

 

Gjithashtu, ministri Tahiri theksoi se duhet të krijohen grupet punuese dhe do të mundësohet që të stafi akademik të përfshihet në hartimin e ligjeve, teksa studentët e Juridikut do të angazhohen në punë praktike në mënyrë që ata të aftësohen dhe ngriten profesionalisht në këtë fushë.

 

Arritja e një marrëveshjeje të tillë, sipas ministrit Tahiri, të jetë frytdhënës dhe do të jep rezultate pozitive në këtë aspekt.

 

Ministri Tahiri njoftoi se një takim i natyrë së tillë pritet të mbahet pas gjashtë muajsh ku do të konkretizohen propozimet, kërkesat dhe do të shpalosen idetë e analizuara nga ekspertë të çështjes.