Përfaqësuesi i Agjencisë Shtetërore të Kosovës, Valon Kryeziu ligjëroi për studentët e UBT-së

09/12/2019

Drejtori i Zyrës Ligjore në Agjencinë Shtetërore të Kosovës, Valon Kryeziu, ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, ku ka folur për kornizën ligjore në fushën e mbrojtjes së të dhënave.

 

Tutje, ai përmendi edhe sfidat më të cilat ballafaqohen institucionet e Kosovës, ndërkaq foli për sigurinë e informacionit dhe qasjen në dokumente publike.

 

Ligjërata është mbajtur në qendrat e UBT-së në Kosovë, në kuadër të lëndës E Drejta dhe Shoqëria, ligjëruar nga profesori Ruzhdi Jashari, me ç’rast studentët patën rastin të informohen gjerësisht lidhur me mbrojtjen e të dhënave në përgjithësi, sidomos në kohën e digjitalizimit.