Përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal mbajtën një ligjëratë me fokus në menaxhimin e projekteve me studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT

10/05/2024

Zëvendësdrejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal, Ylber Çitaku dhe udhëheqësja e Divizionit për Zhvillimin dhe Menaxhimin e Projekteve në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Jeta Nushi – Sheremeti, zhvilluan një ligjëratë tematike rreth menaxhimit të projekteve dhe kishin mundësinë të bashkëbisedonin me studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT.

Në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Projekteve”, të drejtuar nga Prof. Gonxhe Beqiri dhe në kuadër të lëndës “Projekti”, të drejtuar nga Prof. Hamëz Rama, studentët patën rastin të njihen drejtpërdrejt me informacion rreth menaxhimit të projekteve në praktikë.

Në veçanti, Çitaku dhe Nushi – Sheremeti informuan studentët rreth thirrjeve për projekte dhe mundësive që ofron departamenti që ata drejtojnë, projektet që mbështeten nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, fazat nëpër të cilat kalojnë projektet, planifikimin buxhetor të projekteve, rëndësinë e fazës së monitorimit të projekteve dhe shumë informata tjera me dobi për studentët.

Studentët ishin të interesuar për aktivitetet që realizon Departamenti për Zhvillim Rajonal në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, ishin aktiv dhe parashtruan pyetje të shumta mbi mundësitë e aplikimit për projekte, rëndësinë e planifikimit të kohës në projekte, sfidave në menaxhim të projekteve dhe ishin kurioz për shumë informata tjera me rëndësi që lidhen me temën në fjalë.