Përfaqësues të kompanisë amerikane XponentL Data qëndruan në UBT

16/01/2024

Studentët e UBT-së patën rastin të takohen drejtpërsëdrejti me përfaqësues të kompanisë amerikane “XponentL Data”, si një mundësi e shkëlqyer për t’u njohur nga afër me udhëheqjen e kësaj kompanie rreth fushës së Inteligjencës Artificiale dhe Machine Learning.

Folësit nga XponentL Data, Tom Johnstone, Matt Arellano dhe Drilon Jaha ndanë njohuri nga përvoja e tyre me studentët e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, si dhe me të gjithë ata që ishin të interesuar për këtë ngjarje.

Kompania XponentL Data është e specializuar në integrimin e këtyre teknologjive në çdo proces që ka të bëjë me shumësi të dhënash.

Kjo ngjarje ishte një mundësi e mirë edhe për të krijuar lidhje me profesionistë dhe kompani të rëndësishme në fushën e shkencave kompjuterike, si dhe për të zgjeruar rrjetin profesional të studentëve.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje u mundësoi studentëve të kontaktonin me përfaqësues të XponentL Data dhe të shprehnin interesin e tyre për punë praktike apo punësim.