
Përfaqësues të ASK-së prezantojnë rreth përdorimit të platformës ASKData për studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT
05/06/2023Përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë prezantuar informacione dhe të dhëna rreth përdorimit të platformës ASKData, për studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT.
Në kuadër të lëndës “Metoda Statistikore për Biznes I” të udhëhequr nga profesorët Nora Sadiku – Dushi dhe Amir Imeri, studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT patën mundësi të informohen më gjerësisht rreth përdorimit të platformës ASKData, nga përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Hazbije Qeriqi dhe Erjona Huruglica.
Qëllimi i këtij prezantimi ka qenë përdorimi i platformave ASKData dhe të tjera që përdor ASK-ja për shpërndarjen e të dhënave statistikore dhe për transmetimin e tyre në Eurostat, FMN, OECD dhe OKB.