Për nder të 20-vjetorit të UBT-së, Fakulteti i Psikologjisë mbajti workshop me studentë

27/12/2021

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të UBT-së, Fakulteti i Psikologjisë ka mbajtur një aktivitet me të cilin së bashku me studentët e këtij fakulteti, në kuadër të Qendrës Këshilluese për Studentë kanë organizuar një workshop.

 

Aktiviteti është mbajtur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me temën: “Rëndësia e Shkathtësive të Lidershipit (udhëheqëse) në shekullin 21”, me synimin që të reflektohet në misionin dhe vizionin e UBT-së ndër vite.

 

Studentët, përmes këtij ëorkshopi me elemente fuqizuese për të rinjtë, kanë fituar njohuri bazike rreth shkathtësive të lidershipit me theks në shekullin 21, duke praktikuar shkathtësitë e prezantuara.

 

Aktivitetet e tilla janë zhvilluar në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të themelimit të UBT-së, njërit prej institucioneve lider në vend dhe rajon.