Për herë të parë, UBT ofron diplomë të dyfishtë studimi me CASS Europe, në Francë
07/08/2018Studentët që do të zgjedhin UBT-në, prej tash e tutje do të kenë mundësinë që të marrin diplomë të dyfishtë edhe nga Franca, respektivisht nga CASS European Institute of Menagement Studies.
Kjo si rrjedhojë e lidhjes së bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe CASS Europe, me qëllim të ofrimit të mundësisë për studime të përbashkëta mes dy institucioneve.
Falë kësaj marrëveshje, studentët do kenë mundësi të studiojnë në nivelin bachelor, master dhe të kryejnë studime të akredituara të doktoraturës, teksa studimet do t’i përfundojnë pjesërisht në UBT dhe pjesërisht në CASS Europe.
Studimet e përbashkëta për studentë do të ofrohen në këto programe:
- Bachelor i Administrimit të Biznesit
- Master i Shkencave në Menaxhment
- Master i Shkencave në Psikologji Industriale/Organizative
- Master i Administrimit të Biznesit
- Doktoraturë në Administrim Biznesi dhe
- Doktoraturë e Filozofisë në Menaxhment (PHD) dhe
- Pjesë e Programeve të akredituara të UBT-së.
Ky shënon një hap tejet të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e mëtutjeshëm të arsimit të Kosovës, prej të cilit do të përfitojnë drejtpërdrejt studentët kosovarë.