Për herë të parë, Kosova po përfaqësohet në takimet e projektit “Mare Nostrum”

24/07/2019

Në mesin e vendeve si Portugalia, Bosnje dhe Hercegovina, Armenia, Rusia, Serbia, Ubekistani, Gjerorgia, Nepali, Maroku, Tunizia dhe Etiopia, për herë të parë edhe Kosova, falë UBT-së, po përfaqësohet në takimet e projektit të quajtur “Mare Nostrum” që zhvillohet në partneritet me Erasmus +.

 

 

Ky projekt fokusohet në fushën e mobilitetit të studentëve kosovarë dhe stafit akademik, ndërkohë përmes këtij projekti do të ndahen 100 bursa studimi.

Këto bursa përveç që ndihmojnë studentët në zhvillimin e tyre profesional, do të rrisin edhe kapacitetet dhe aftësitë e të rinjve në profesionet që ata zgjedhin.

 

 

Gjithashtu, projekti “Mare Nostrum” parasheh edhe mundësinë e bashkëpunimit të stafit akademik dhe administrativ me universitetet partnere nga shtetet e lartpërmendura.

 

 

Takimet për këtë projekt po mbahet në Portugali, ndërkaq ekipi që po përfaqëson Kosovën përbëhet nga drejtori për Çështje Akademike në UBT, Muhamet Ahmeti, si dhe ligjëruesit në UBT, Afërdita Statovci, Halil Bashota dhe Hasan Metin.