Përmbyllet Akademia Ndërkombëtare Verore e Qendrës për Orientim në Karrierë – diskutohet për rëndësinë e motivimit dhe vetë-njohjes në jetë dhe karrierë

16/07/2021

Dita e tretë dhe e katërt e Akademisë Verore të Qendrës për Orientim në Karrierë vazhdoi me aktivitete të tjera në funksion të kësaj fushe, me qëllim të informimit të drejtë të studentëve dhe pjesëmarrësve për orientimin në karrierë, në kuadër të festivalit më të madh akademik të dijes, “Global UBT Fest 2021”.

 

Në ditën e tretë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Qendrës për Orientim në Karrierë kanë ligjëruar partnerë nga industria, të cilët kanë shpërfaqur përvojat e tyre dhe histori të ndryshme lidhur me kompanitë që drejtojnë.

 

Ndërkaq në ditën e katërt të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Qendrës për Orientim në Karrierë, psikologia dhe profesoresha e UBT-së, Vjollca Pllana, ka ligjëruar rreth rëndësisë e vetë-njohjes dhe vetë-vlerësimit për orientimin në karrierë.

 

Violeta Zefi, psikologe dhe profesoreshë në UBT, ka shtjelluar rëndësinë e motivimit për arritjen e objektivave në jetë dhe karrierë, teksa studentët dhe pjesëmarresit zhvilluan një interaktivitet të frytshëm që i kontribuoi temës për të cilën u diskutua.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Qendrës për Orientim në Karrierë, përmbyllet suksesshëm me shumë aktivitete të mbajtura në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, duke pasuruar kështu festivalin më të madh ndërkombëtar të dijes në Kosovë.