Partneriteti publiko privat apo kompania private !
16/02/2011
UBT organizoi konferencë me temën Programi për menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë
Partneriteti publiko – privat apo kompania private !
Katër modele për menaxhimin e zonave ekonomike por, për të pranishmit në konferencë më pëlqyeri mbeti modeli si partneriteti publiko – privat ose kompania publike për menaxhim dhe disa shërbime të ofruara nga kompanitë private, dhe modeli tjetër kompania private për menaxhimin e zonave ekonomike, dhe modelet në fjalë u diskutuan gjatë konferencës me temën Programi për Menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë.
Prishtinë, 15 shkurt 2011 – Në ambientin e UBT, për të tretën me radhë është organizuar konferenca në vazhdimësi me temën “Programi për menaxhimin e zonave ekonomike”, si vazhdimësi e projektit të iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht nga Agjencia për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) dhe të implementuar dhe koordinuar UBT-ja.
Me këtë rast, në konferencë u prezantuan eksperiencat rajonale dhe ndërkombëtare të menaxhimit të zonave ekonomike dhe gjithashtu janë prezantuar eksperiencat e marra nga vizita studimore që janë bërë nëpër vende të ndryshme rajonale dhe në botë, më konkretisht vizitat në Republikën e Gjermanisë, si parkun teknologjik të Dortmundit dhe eksperiencat e marra nga vizita studimore në Republikën e Sllovenisë, etj.
“Qëllimi i vizitës ishte që të merren praktikat e mira rreth menaxhimit të zonave ekonomike pasiqë, nga përvojat dhe nga praktikat e mira mund të krijojmë një vizion më të qartë rreth asaj se si në të vërtetë mund të menaxhohen më mirë zonat ekonomike , dmth, cili model do të ishte më i miri për rastin e Kosovës”, tha Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi. Më tej i pari i UBT-së, Dr. Hajrizi, rëndësi në debat i dha anëve pozitive nga vizitat në fjalë , si për aspektet ligjore, aspektet menaxheriale –organizative, ato financiare etj.
Po ashtu gjatë konferencës më theks të veçantë dhe me gjerësisht u diskutua rreth katër modeleve të kompanisë për menaxhimin e zonave ekonomike si: modeli i parë, një kompani publike qendrore që do ti menaxhoj të gjitha Zonave Ekonomike në Republikën e Kosovës, modeli i dytë, ku shihet një kompani publike për çdo zona ekonomike të themeluar nga Qeveria e Kosovës apo nga komunat, modeli i tretë, partneritet publiko privat – kompani publike për menaxhim dhe disa shërbime të ofruara nga kompanitë private dhe modeli i katërtë, kompani private për menaxhimin e zonave ekonomike.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimit favorizuan gati të gjitha modelet, por më të pëlqyera ishin dy modelet e fundit si partneritet publiko – privat, kompani publike për menaxhim dhe disa shërbime të ofruara nga kompanitë private dhe modeli kompani private për menaxhimin e zonave ekonomike.
Pjesëmarrësit në fund u pajtuan që për këto dy modele të bëhet struktura komplete e kompanive me të gjitha parametrat e nevojshme për funksionim në mënyrë që të prezetohen para grupit punues në konferencën e radhës , ku në këtë konferencë do të vendoset për modelin e kompanisë që do të menaxhoj Zonat Ekonomike në vend.
Pjesëmarrësit në konferencë ishin nga institucionet si: MTI-AMNVM , ZKM , MEF, MEF, MEF, MEF, MTI-AMNVM , MTI-AMNVM , MTI-AMNVM, MTI-AMNVM, MTI-APIK –MTI – MAPL, Asociacioni i Komunave, Qendra për Zhvillim Regjional, Qendra për Zhvillim Regjional, Qendra për Zhvillim Regjional, Qendra për Zhvillim Regjional , Qendra për Zhvillim Regjional , Oda Ekonomike e Kosovës , Aleanca Kosovare e Biznesit , Oda Ekonomike Amerikane , Banka Botërore, etj.
Konferenca rezultoi të ketë pasur debat të frytshëm dhe prezantim të projektit, ndërsa në konferencën e radhës apo të fundit, do të vendoset për modelin e kompanisë që do të menaxhoj Zonat Ekonomike në vend.