Oda e Infermierëve akrediton Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore, mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit
22/10/2021Oda e Infermierëve të Kosovës ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Shkencat Mjekësore (Infermieri, Teknik i Radiologjisë dhe Teknik i Anesteziologjisë), nga ku të gjithë të hulumtuesit shkencorë dhe të interesuarit e tjerë mund të marrin pjesë.
Njoftohen të gjithë të interesuarit, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:
Pjesëmarrja aktive – 20 pikë
Pjesëmarrja pasive – 15 pikë
Pagesa për pjesëmarrje në konferencë është 40 euro (për pjesëmarrësit aktiv), si dhe 20 euro (për pjesëmarrësit pasiv).
Pagesa bëhet përmes bankës BPB, me emërtimin: “UBT KNBT SHPK”, në xhirollogarinë bankare: 1300 0015 0000 5275, ndërkaq fletëpagesa duhet të dërgohet në emailin: ic.ds@ubt-uni.net.
Për më shumë detaje rreth konferencës, klikoni në ueb-faqen e konferencës: https://conferences.ubt-uni.net.