Oda e Farmacistëve mundëson marrje të pikëve për pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Farmaci

24/10/2019

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka pranuar Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së për Farmaci, dhe për rrjedhojë, të gjithë personat që do të marrin pjesë në këtë konferencë do të kenë mundësi të fitojnë pikë (kreditë), që do i shfrytëzojnë për ngritje akademike.

 

Njoftohen të gjithë të interesuarit, duke përfshirë farmacistët dhe studentët e Farmacisë, se me pjesëmarrjen në këtë konferencë poentimi do të jetë si vijon:

Pjesëmarrja aktive – 6 pikë

Pjesëmarrja pasive – 4 pikë.

 

Pagesa për pjesëmarrja në konferencë do të jetë  10 euro.