Nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda” vizituan UBT-në
23/04/2018Nxënësit e gjimnazit “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, realizuan vizitë në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
Qëllimi i vizitës ishte që ata të njihen me infrastrukturën moderne dhe zhvillimet e fundit teknologjike botërore, të cilat zhvillohen paralel edhe në UBT.
Nxënësit u pritën nga pjesëtari i UBT-CERT, njëherësh edhe përgjegjës për sigurinë e rrjetave dhe sistemeve të informacionit, Blent Kurtalani, i cili i njoftoi me punën që bën ky divizion, teksa panë edhe laboratorin ku kryhet pjesa më e madhe e punëve të këtij divizioni.
Në veçanti, nxënësit treguan interes të veçantë për fushën e sigurisë kibernetike, nivelin e zhvillimit në botë dhe Kosovë, si dhe të arriturat e divizionit UBT-CERT nëpër organizime vendore e ndërkombëtare.