
Nxënësit e UBT International Smart Schools shpërblehen për angazhimin e tyre kundër dhunës me bazë gjinore
12/03/2025Nxënësit e UBT International Smart Schools në Prishtinë janë vlerësuar me çmim të veçantë nga Fondacioni Jahjaga dhe UN Women, për pjesëmarrjen e tyre të jashtëzakonshme dhe përkushtimin gjatë fushatës 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
Ky vlerësim është një dëshmi e angazhimit të nxënësve në sensibilizimin dhe promovimin e barazisë gjinore, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.
Përmes diskutimeve kuptimplota dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, ata dëshmuan fuqinë e rinisë për të sjellë ndryshime pozitive.
Ky çmim është një motivim i mëtejshëm për të rinjtë që të vazhdojnë të jenë zë për ndryshim, duke ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë!