Nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Gjimnazit UBT testuan aftësitë e tyre në Garën Ndërkombëtare “MOS”

17/05/2022

Për herë të katërt në Kosovë është duke u zhvilluar në UBT, Gara Ndërkombëtare Microsoft Office Specialist “MOS”, e cila po teston shkathtësitë dhe njohuritë e nxënësve dhe studentëve në MS Word, MS Excel dhe MS Power Point në versionin 2019.

 

Në ambientet e UBT-së, në Prishtinë, kësaj gare ju nënshtruan nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT dhe Gjimnazit UBT, nga ku në testet unike që UBT ka përpiluar në bashkëpunim me Certiadrian, ata përforcuan aftësitë dhe njohuritë e tyre në paketën e Microsoft.

 

Duke parë nivelin e jashtëzakonshëm të mësimdhënies në Shkollën e Mesme të Mjekësisë dhe Gjimnazit UBT, kjo garë u cilësua si një nga garat më interesante nga profesionistët e fushës së Microsoft në UBT, dhe në saje të kësaj, UBT edhe njëherë dëshmoi nivelin e lartë të edukimit edhe në shkollimin e mesëm të lartë.

 

Përmes organizimeve të tilla që po sjell UBT, studentët dhe nxënësit nga e gjithë Kosova do të kenë mundësi që të zgjerojnë diapazonin e tyre të informacioneve dhe të shfaqin potencialin e tyre në këtë fushë, nga ku UBT iu hap dyert atyre për zhvillim profesional në rrugëtimin e tyre në karrierë.

 

Përveç përfitimit të njohurive, nxënësit dhe studentët që marrin pjesë në garën Microsoft Office Specialist “MOS”, përfitojnë një eksperiencë të paharruar, duke pasur kështu mundësinë që të marrin edhe certifikim i cili do t’iu shërbejë shumë në karrierën e tyre.