Nxënësit e “International Maarif Schools Of Kosova” vizituan Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së

03/11/2023

Nxënësit e klasës së 12-të, të Shkollës “International Maarif Schools Of Kosova”, dega në Prishtinë, në kuadër të programit për orientim profesional në karrierë, vizituan UBT-në.

Profesorët dhe stafi i UBT-së i mirëpritën nxënësit në Qytetin e Mençur të UBT-së në Lipjan, me ç’rast i njoftuan me ambientet frymëzuese dhe motivuese të UBT-së, laboratorët, sallat, bibliotekën dhe hapësirat e tjera të cilat shfrytëzohen nga nxënësit dhe studentët e UBT-së.

Në kuadër të kësaj vizite, nxënësit e “International Maarif Schools Of Kosova” u njoftuan gjithashtu edhe për punën dhe angazhimin e stafit të UBT-së, si dhe programet e UBT-së të cilat janë unike dhe me kurrikulat më bashkëkohore.

Fotografitë: International Maarif Schools Of Kosova