Nxënësit e Gjimnazit UBT me aktivitete kreative dhe inovative zhvillojnë orët mësimore
11/11/2022Aktivitete të ndryshme kanë karakterizuar javën në Gjimnazin UBT, nxënësit e të cilit të udhëhequr nga mësimdhënësit përgjatë lëndëve të ndryshme kanë zhvilluar punëtori, për të thelluar njohuritë e tyre rreth fushave të caktuara.
Nxënësit e Gjimnazit UBT, përgjatë orës së matematikës kanë realizuar një punëtori ku përmes pjesëmarrjes aktive dhe zbatimit të formave kreative mësuan për rrethin trigonometrik.
Ndër të tjera, edhe përgjatë lëndës së gjuhës shqipe nxënësit përmes kreativitetit kanë ushtruar dhe kanë realizuar punëtori për të thelluar dhe përforcuar njohuritë rreth llojeve të ligjërimit, sikurse; ligjërimi libror, bisedor dhe i shkujdesur.
Aktivitetet e tilla janë në shërbim të gjithsecilit nxënës për të ngritur nivelin e dijes dhe për të qenë pjesëmarrës aktiv në lëndët kurrikulare, lëndë të cilat janë të bazuara nga modelet më të mira të institucioneve të arsimit të mesëm në Evropë dhe Amerikë.
Top Education for Top Future Generations!