Numër i madh i të interesuarve për të ndjekur kursin e gjuhës gjermane në UBT

16/04/2021

Zotërimi i gjuhës gjermane viteve të fundit është bërë një faktor ndikues, i domosdoshëm dhe i një rëndësie të veçantë, ndaj aftësimi dhe mësimi i kësaj gjuhe është tejet i rëndësishëm në zhvillimin tuaj profesional në karrierë.

 

Mu për këtë arsye, UBT është duke e ofruar kursin e gjuhës gjermane për të gjithë kandidatët që shprehin interesim ta përvetësojnë njërën prej gjuhëve më të njohura, nga niveli fillestar A1 deri tek niveli më i avancuar C2.

 

Duke ndjekur kursin e gjuhës gjermane në UBT, ju mësoni metodat më të reja të mësimdhënies, mësimit intensiv dhe këshillimit, si dhe keni mundësi të përfitoni certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

 

Mos humbisni kohë, aplikoni tani: Kursi i gjuhës gjermane – Apliko tani!