
NJOFTIM: UBT nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë
10/05/2018Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nesër, më 11 maj 2018, Fakulteti i Infermierisë, në bashkëpunim me Grupin për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në UBT, do të organizojnë aktivitete simbolike.
Aktivitetet do të zhvillohen në parkun e Gërmisë në Prishtinë, si dhe në sheshin kryesor në Ferizaj, filluar nga ora 09:00.