NJOFTIM: Të premten, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar do të ligjëroj para studentëve të UBT-së

30/01/2019

Të premten, më 1 shkurt 2019, me fillim nga ora 11:00, në objektin e UBT-së në Prishtinë, ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar do të mbajë ligjëratë më temë: “Modernizimi i Administratës Publike në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”.

 

Ministri Yagcilar do të flas për rëndësinë e modernizimit të administratës publike të Kosovës, më pas për efikasitetin dhe menaxhimin e këtij institucioni publik.

 

Në këtë ligjëratë tematike mund të marrin pjesë studentët e të gjitha fakulteteve në UBT, stafi akademik dhe administrativ.