NJOFTIM: Të premten mbahet debati për projektligjin e Odave të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit

30/09/2021

Të premten, më 1 tetor 2021, duke filluar nga ora 16:30, në qendrën e UBT-së në Prishtinë, do të mbahet debati: “Projektligji për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit”, organizuar nga Fakulteti Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

 

Pjesëmarrës në këtë debat do të jetë rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi dhe ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

 

Qëllimi i këtij debati është dhënia e rekomandimeve për projektligjin për odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit.