NJOFTIM: Të premten, do të mbahet video-forumi i UBT-së për rolin e të ushqyerit shëndetshëm dhe aplikimi i masave higjenike në parandalimin e pandemive

02/04/2020

Me qëllim të informimit, vetëdijesimit dhe diskutimit lidhur me mënyrën e të ushqyerit në kohë pandemia,  fakulteti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë  do të mbajnë online video-forumin me temë: “Roli i të ushqyerit shëndetshëm aplikimi i masave të mira higjenike në parandalimin e pandemive”.

 

Video-forumi  do të mbahet të premten, më 3 prill 2020, me fillim nga ora 17:30,  dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, në televizionin “UBT” dhe në Radio “CAMPUS”.

 

Nën udhëheqjen e rektorit i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi pjesëmarrësit e forumit në mënyrë virtuale,  do të flasin për rendësin e të ushqyerit shëndetshëm në këtë kohe epidemie. Për mikroorganizmat dhe aktiviteti i tyre në ushqime do të flas prof. Hyzer Rizani, për rolin i ushqimit, qëllimi i përpunimit dhe rreziqet nga përpunimi i tij dhe të ushqyerit e shëndetshëm gjatë pandemisë do të flas prof. Mergim Mestani, për ushqimet e shëndetshme dhe aktiviteti fizikë do të flas prof. Eglantina Kraja, si dhe për sigurinë dhe higjiena në produktet ushqimore do të flas prof. Mufail Salihaj.