NJOFTIM: Të premten do të mbahet konferenca me temë: “Futbolli dhe ndikimi i tij në promovimin e shtetësisë së Kosovës”

22/03/2021

Të premten, më 26 mars 2021, duke filluar nga ora 17:00, do të mbahet konferenca e organizuar nga UBT dhe Instituti i Kosovës për Sport, me temë: “Futbolli dhe ndikimi i tij në promovimin e shtetësisë së Kosovës”.

 

Konferenca do të jetë në formën online, teksa folës në këtë konferencë do të jenë: rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, profesori i Shkencave të Shëndetit, Sportit dhe Ushtrimeve në universitetin e Loughborough në Angli, Richard Giulianotti, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, studiuesi dhe analisti i çështjeve të Kosovës, Juan Manuel Montoro, si dhe korrespodenti i grupit KOHA nga Brukseli, gazetari Augustin Palokaj.

 

Në këtë konferencë do të diskutohen çështje të ndryshme të ndërkombëtarizimit të Kosovës përmes njërit prej sporteve më të popullarizuara në botë – futbollit, si dhe ndikimin që ky sport ka pasur në ndërkombëtarizimin dhe promovimin e shtetësisë së vendit më të ri në Ballkan.

 

Ndër të tjera, në këtë konferencë do të prezantohet edhe një material i përgatitur nga foto-reporteri, Gani Kosumi, ku do të paraqitet rrugëtimi i futbollit të Kosovës nga një përspektivë tjetër, ajo e fotografisë.