NJOFTIM: Të mërkurën, më 19 maj, mbahet ekspozita: “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës?”
17/05/2021Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, të mërkurën, më 19 maj 2021, duke filluar nga ora 18:00, do të hapet ekspozita e organizuar nga UBT dhe përgatitur nga autori prof.dr. Salih Krasniqi, me temë: “Si u vra Kodi Etik i Hipokratit dhe si u shkelën ligjet ndërkombëtare të luftës?”.
Kjo ekspozitë përmes fotografive, do të shpalosë argumente për tmerrin dhe dhunën që mjekët, policët, ushtarët, paramilitarët serb, kanë bërë mbi pacientët shqiptarë.
Në këtë ekspozitë, do të shpalosen për publikun e gjerë statistika të pacientëve shqiptarë, të cilat janë mbledhur nga autori, prof.dr. Salih Krasniqi, nga arkivi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.