
NJOFTIM: Të hënën, më 15 mars, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, mbahet ekspozita e fotografisë, skulpturës dhe produktit
12/03/2021Të hënën, më 15 mars 2021, me fillim nga ora 16:30, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, do të mbahet ekspozita e fotografisë, skulpturës dhe produktit, organizim ky në kuadër të projektit me UNESCO, kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Dritës.
Kjo ekspozitë evidentohet dhe regjistrohet nga ana e UNESCO dhe bëhet publike në një rrjet global.
UBT përmes këtij projekti është nikoqir i listimit të emrit të Kosovës dhe të studentëve të UBT-së në UNESCO.