
NJOFTIM: Të enjten, UBT do të përurojë laboratorin më të ri të teknologjisë
05/03/2019Të enjten, më 7 mars, UBT-së do t’i shtohet edhe një laborator i teknologjisë, i cili do të jetë tërësisht në shërbim të studentëve.
Kjo hapësirë punuese është krijuar nga UBT dhe Raifeissen Bank, e në të studentët do të mund të punojnë me pajisjet më të reja teknologjike.
Përurimi i laboratorit do të bëhet me fillim nga ora 11:00, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.