NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca për të drejtat mbi pronësinë intelektuale
26/04/2020Për nderë të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, sot, më 26 prill 2020, me fillim nga ora 17:30, do të mbahet video-konferenca me temë: “Si mundet që të drejtat mbi pronën intelektuale të mbështesin tranzicionin në ekonomi të qëndrueshme me transmetim te ulët karboni”.
Pjesë e kësaj konference online do të jenë ekspertë dhe profesorë të fushës në fjalë, ku virtualisht do të diskutojnë gjerësisht për të drejtat mbi pronësinë intelektuale.
Konferenca online është mbështetur nga Media Group i UBT-së, teksa do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin “UBT”, “Radio Campus 100.7 FM”, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.