NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca për rëndësinë e kujdesit të shëndetit mendor gjatë ballafaqimit me pandeminë

16/04/2020

Me qëllim të informimit, vetëdijesimit dhe diskutimit lidhur me gjendjen e shëndetit mendor pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, UBT do të mbajë vide konferencën me temë: “Rëndësia e kujdesit për shëndetin mendor gjatë  ballafaqimit me pandeminë”

 

Konferenca online  do të mbahet të enjten, më 16 prill 2020, me fillim nga ora 17:30,  dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, në televizionin “UBT” dhe në Radio “CAMPUS”.

 

Pjesë e kësaj video-konference do të jetë edhe rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ndërkohë pjesë e panelit diskutues do të jenë psikologë e profesorë të cilët  virtualisht do të diskutojnë gjerësisht lidhur masat e marra pas shfaqjes së pandemisë  COVID-19, si rreziqet që i kanosen shëndetin mendor në gjendje izolimi dhe mënyrat për tejkalimin e tyre, rolin e prindërve në mirëqenien psikologjike të fëmijëve gjatë përpalljes me COVID-19, si dhe rëndësia e Motivimit dhe organizimit gjatë periudhës së izolimit.