NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca për qasjen e qytetarëve në shërbimet publike në kohe pandemie

15/04/2020

Sot, e mërkurë, më 15 prill 2020, me fillim nga ora 17:30, UBT do të mbajë video-konferencën me temë: “Shërbimet publike në kohë pandemie”, që i dedikohet qytetarëve dhe qasjes së tyre në shërbime në kohën e pandemisë COVID-19.

 

Pjesë e kësaj konference online do të jetë zyrtarë të shërbimeve publike në institucionet e Kosovës, ekspertë dhe profesorë të fushës në fjalë, ku do virtualisht do të diskutojnë gjerësisht për ndikimin e masve emergjente tek qytetarët e vendit që kanë nevojë për qasje në shërbimet publike.

 

Konferenca online është mbështetur nga Media Group i UBT-së, teksa do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin “UBT”, “Radio Campus 100.7 FM”, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.