NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca për mjedisin jetësor pas pandemisë

22/04/2020

Me rastin e shënimit të  Ditës së Tokës, sot, më 23 prill 2020, nga ora 17:30, UBT do të mbajë video-konferencën me temë: “A do të ndryshoj qasja ndaj mjedisit jetësor pas pandemisë”.

 

Pjesë e kësaj konference online do të jenë ekspertë dhe profesorë të fushës në fjalë, ku do virtualisht do të diskutojnë gjerësisht për mjedisin pas pandemisë.

 

Konferenca online është mbështetur nga Media Group i UBT-së, teksa do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin “UBT”, “Radio Campus 100.7 FM”, si dhe në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.