NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca “Ndikimi i mediave në sensibilizimin e pandemisë së Coronavirusit në Kosovë”

08/04/2020

Sot, më 8 prill, me fillim nga ora 17:30, do të mbahet video -konferenca me temë: “Ndikimi i mediave në sensibilizimin e pandemisë së Coronavirusit në Kosovë”.

 

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, respektivisht në televizionin “UBT” dhe në Radio “CAMPUS”.

 

Në kuadër të kësaj konference online do të diskutohet lidhur me temat se a janë mediat kosovare në krye të detyrës, a i kryejnë detyrat ashtu siç pritet nga to,  a janë në funksion të sensibilizimit të publikut, a ka vend për kritika, a ka vend për përmirësime, si sillen në këtë kohë pandemie dhe ndikimi i tyre tek publiku.

 

Pjesë e këtij diskutimi do të jenë rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, dr. Ferid Selimi, dr.Gjylie Rexha, prof. Safet Zejnullahu, Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor në portalin Telegraf dhe Bujar Vitija, gazetar për shëndetësi në Gazetën Shneta.