
NJOFTIM: Sot, do të mbahet video-konferenca me temë: “Liria e shtypit dhe e shprehjes gjatë ushtrimit të profesionit të gazetarisë̈ në Kosovë”
03/05/2020Për nder të Ditës Botërore e Lirisë së Shtypit, Fakulteti Media dhe Komunikim do të mbajnë video-konferencën me temë: “Liria e shtypit dhe e shprehjes gjatë ushtrimit të profesionit të gazetarisë̈ në Kosovë”.
Video konferenca do të mbahet sot, më 03 maj 2020, me fillim nga ora 17:30, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në faqet zyrtare në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube, në televizionin “UBT” dhe në Radio “CAMPUS”.
Pjesë e kësaj konference online do të jenë ekspertë dhe profesorë të fushës në fjalë, ku virtualisht do të flasin për rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur për zhvillimin e demokracisë.