NJOFTIM: Provimi pranues i afatit të dytë në Fakultetin e Farmacisë mbahet më 14 shtator
10/09/2021Edhe pak kohë ka mbetur për t’u regjistruar në Fakultetin e Farmacisë në UBT, në një prej programeve më unike dhe më të kompletuara të studimit në rajon, i cili posedon laboratorët më të sofistikuar dhe pajisjet më moderne të kohës.
Afati i fundit për aplikim në këtë program studimi është data 13 shtator 2021, ndërkaq provimi pranues i afatit të dytë mbahet më 14 shtator 2021 në qendrën e UBT-së, në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Diploma e shkollës së mesme,
Dëftesat e klasës 10,11,12, (13- aty ku aplikohet)
Certifikata e pikëve të testit të maturës
Certifikata/Ekstrakti i lindjes, dhe
Kopja e letërnjoftimit
Studentët në këtë program studimi marrin njohuri nga ekspertë të farmaceutikës dhe përfitojnë aftësi të cilat i kthejnë në shërbim për qytetarët e vendit dhe rajonit.
Studentët që përfundojnë studimet në Fakultetin e Farmacisë në UBT, përgatiten me njohuri të cilat janë të barasvlefshme dhe të aplikueshme në secilin shtet të botës.