Njoftim për Konferencë në UBT: Perspektiva kosovare e tregut të lirë 2016
04/04/2016Në kuadër të “Dita Austriake-Kosovare e ekonomisë 2016”, të mërkurën, më 06.04. 2016, duke filluar nga ora 09:00, UBT, në bashkëpunim me Shoqatën Austriake – Kosovare, Institutin liberal për hulumtim të politikave dhe me përkrahës të tjerë, organizon Konferencën njëditore më temë: “Perspektiva kosovare e tregut të lirë – 2016”.
Në Konferencë shpalosen problemet e politikave ekonomike në Kosovë.
Konferenca organizohet për të katërtin vit me radhë, ndërsa pritet pjesëmarrja e liderëve politikë, biznesmenëve, si dhe ekspertëve të ekonomisë nga vendi, rajoni e më gjerë.
Konferenca do të mbahet të Mërkurën, më 06.04.2016, duke filluar nga ora 09:00 n Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan.