
Njoftim për promovimin e librit “Etika, Mburojë e Gazetarisë Profesionale” të Musa Sabedinit
13/01/2025Të martën, më 14 janar 2025, duke filluar nga ora 12:00, në UBT do të promovohet libri i profesorit të UBT-së, gazetarit dhe publicistit Musa Sabedini, titulluar “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”.
Ky promovim do të mbledhë figura të njohura të fushës së gazetarisë, studiues, kolegë dhe studentë. Në këtë ngjarje pritet të flasin:
- Rektori i UBT-së, z. Edmond Hajrizi
- Dekani i Fakultetit të Media dhe Komunikimit, z. Ferid Selimi
- Recensenti i librit, z. Safet Zejnullahu
- Autori, Musa Sabedini
- Personalitete të tjera nga fusha e gazetarisë dhe publicistikës
Ky promovim do të ofrojë mundësinë për diskutime të rëndësishme rreth etikës në gazetari dhe rëndësisë së saj për profesionin.