NJOFTIM: Nesër, UBT dhe CSP mbajnë trajnimin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shkeljen e privatësisë

30/01/2019

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë, UBT në bashkëpunim me Cyber Security and Privacy kanë organizuar trajnimin që ka të bëj me mbrojtjen e të dhënave personale, shkeljen e privatësisë, si dhe masat që duhet të merren në rast se keqpërdorohen të dhënat personale.

 

Gjithashtu, pjesëmarrësit do të njihen me të drejtat për privatësi bazuar në Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave (GDPR).

 

Trajnimi do të mbahet në UBT, të enjten më 31 janar, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

 

Pjesë e trajnimit mund të bëhen të gjithë të interesuarit dhe trajnimi është pa pagesë.