NJOFTIM: Nesër, Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, do të mbajë ligjëratë tematike me temë: “Experimental Study on Steel Slit and Shear Panel for Seismic Resistance”
12/04/2022Të mërkurën, më 13 prill 2022, në kuadër të lëndës “Konstruksionet e Çelikut”, duke filluar nga ora 17:40, Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, do të mbajë një ligjëratë tematike për studentët dhe të interesuarit e tjerë.
Ligjërata e cila titullohet: “Experimental Study on Steel Slit and Shear Panel for Seismic Resistance”, është një hulumtim nga Ferit Gashi, i cili e ka realizuar nën mentorimin e profesorit të mirënjohur ndërkombëtar, prof.dr. Franco Bontemepi.
Ky hulumtim sjell detaje të anës teorike, aplikative dhe softuerike nga Konstruksionet e Çelikut, lëndë kjo e cila ligjërohet në nivelin master në Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT.
Ligjërata do të mbahet në ambientet e UBT-së në Prishtinë, ku pjesëmarrës do të jenë profesorët dhe studentët e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, si dhe të interesuarit e tjerë.