NJOFTIM: CSP dhe UBT organizojnë trajnimin për identifikim dhe raportimin e ngacmimit online

23/11/2018

Të martën, më 27 nëntor, me fillim nga ora 14:00, në kuadër të Ditës Botërore kundër dhunës ndaj gruas/vajzave, komuniteti Cyber Security and Privacy mbështetur edhe nga UBT, do të organizojnë trajnimin më temë: “Identifikimi, Reagimi dhe Raportimi i ngacmimit online”.

 

Gjitha institucionet, qoftë publike apo private dhe grupet e interesit, mund të bëhen pjesë e këtij trajnimi, ku do të trajnohen për identifikimin, reagimin dhe raportimin e dhunës online.

 

Trajnimi do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit.