Një delegacion nga UBT viziton Shkollën Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë

04/04/2024

Fakulteti i Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT zhvilloi një takim të suksesshëm në Shkollën Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë. Takimi u organizua në kuadër të partneritetit të Fakultetit, duke u bazuar në misionin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë dhe vendas, si dhe në përkushtimin për të ndërtuar lidhje të fuqishme me institucionet arsimore në nivel lokal.

Drejtoresha e Shkollës, Florentina Gjergjaj dhe Koordinatori i Cilësisë, Sylë Bajrami, u takuan me një delegacion të përbërë nga Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës, Visar Krelani dhe Fuat Pallaska nga Fakulteti i Energjisë Efiçiente. Gjatë takimit, u diskutua për angazhimin dhe bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet institucioneve për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të ofruar më shumë mundësi për të rinjtë.

Dekani i Fakultetit të Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Prof. Krelani, theksoi rëndësinë e takimeve të tilla për të shkëmbyer përvoja dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet shkollave teknike dhe institucioneve arsimore të larta.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes UBT-së dhe shkollave teknike vendase, duke siguruar një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe për të përmirësuar cilësinë e arsimit në të dy institucionet.