Një delegacion i mjekëve dhe stafit tjetër përcjellës nga Turqia viziton UBT-në dhe Spitalin Universitar të UBT-së

01/08/2024

Një delegacion i mjekëve dhe stafit tjetër përcjellës nga Turqia, në fushën e Kirurgjisë Plastike dhe Kirurgjisë Maksilofaciale, ka vizituar Parkun Shkencor, Teknologjik dhe Inovativ të UBT-së në Lipjan, dhe Spitalin Universitar të UBT-së.

 

Vizita kishte për qëllim të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve në fushën e mjekësisë. Delegacioni turk u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe stafi i UBT-së dhe kishte mundësinë të shohë nga afër infrastrukturën moderne dhe pajisjet e avancuara të përdorura në këto institucione.

 

Gjatë vizitës, delegacioni u informua mbi programet e avancuara të studimit dhe kërkimit shkencor që ofron UBT në fushën e mjekësisë.

 

Vizita në Spitalin Universitar të UBT-së u përqendrua në demonstrimin e teknologjive të fundit të përdorura, si dhe në trajtimet dhe procedurat e avancuara që ofrohen në spital.

 

Delegacioni turk vlerësoi standardet e larta të kujdesit dhe angazhimin e UBT-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe efektiv për trajtimin e pacientëve.

 

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes UBT-së dhe institucioneve mjekësore në Turqi, duke hapur dyert për bashkëpunime të reja në projekte kërkimore, trajnime dhe shkëmbime profesionale që do të përfitojnë të dyja palët.