Nis punimet Kampi Digjital – një format i organizuar nga UBT, GIZ dhe APRK
12/12/2023Të rinj nga e gjithë Kosova dhe rajoni kanë nisur trajnime në formatin e Kampit Digjital (Digital Bootcamp), një organizim i UBT-së përmes Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional, Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosova dhe Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.
Në këtë kamp digjital, të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë nga trajnerë profesionistë të angazhuar nga UBT, rreth fushave Marketing Digjital, Dizajn Grafik, E-Commerc dhe Web Design.
Bootcamp është duke u zhvilluar në formën online, ndërsa më 13, 14 dhe 15 dhjetor do të mbahet fizikisht, ku dhe do të kulmojë me ceremoninë e ndarjes së certifikatave.