Nis aktivitetin Akademia e Juridikut në kuadër të “Global UBT Fest 2021”

07/07/2021

Fakultetit i Juridik në UBT, zyrtarisht ka filluar Akademinë Verore në kuadër të “Global UBT Fest”, që sivjet do të trajtohen tema shumë aktuale të kësaj fushe.

 

Akademia është hapur me ligjëratën e prof. Behar Selimi, i cili për pjesëmarrësit ka shpjeguar ligjëratën me temë: “Praktika kushtetuese e formimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Juridikut, ka vazhduar aktivitetin e vet me ligjëratën e profesorit Muhamed Hyseni, i cili ka shtjelluar ligjëratën më temë: Baza ligjore ne Kosovë LIGJI_NR.05_L-002_ Divizioni për parandalim –MPB dhe temën: ”Modelet e Ekstremizmit te dhunshëm- Strategjitë e Menaxhimit të Rrezikut”.

 

“Global UBT FEST 2021”, po bashkon një gamë të gjerë profesionistësh nga i gjithë globi, fal profesionalizmit të UBT-së dhe organizimit të mirëfilltë që Kolegji UBT e ka shndërruar në traditë.